
Prej ditësh futbollistët e Manchester United presin që Cristiano Ronaldo t’u bashkohet në seancat stërvitore.
Në mediat britanike thuhet se që kur firmosi për “Djajtë e kuq” lojtarët e kësaj skuadre janë duke përjetuar emocione dhe ankth për ardhjen e tij.
Mënyra e stërvitjes së portugezit, përkushtimi dhe dëshira që ai shfaq, janë motivuese për të gjithë.
Optimizmi është rritur gjithashtu. Vetë futbollisti e ka kuptuar këtë dhe i frymëzuar ka kërkuar nga shokët e skuadrës së re që të punojnë dhe sakrifikojnë në mënyrë që këtë sezon të sigurojnë trofe.
Sipas të përditshmes The Sun, Ronaldo ka folur me Bruno Fernandes dhe i ka kërkuar atij t’u thotë futbollistëve të tjerë që pritshmëritë e tij këtë sezon në Angli janë titulli kampion.