
Barcelona do t’i ‘blindojë’ Pedrin dhe Fatin.
Gjiganti spanjoll do të nënshkruajë marrëveshje të reja me dy futbollistët.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona është duke përgatitur të rinovojë kontratat me Pedri Gonzalez dhe Ansu Fatin, transmeton lajmi.net.
‘Blaugranët’ kanë gati marrëveshjet pesë-vjeçare me dy talentët e skuadrës, duke përfshirë rritjen e pagës.
Si Pedri ashtu edhe Fati janë të lumtur te gjiganti spanjoll dhe së shpejti pritet të nënshkruajnë kontratat afatgjate me klubin.
Barcelona beson shumë te potenciali i dy futbollistëve që janë shumë të rinj në moshë, por me potencial të madh e këtë e kanë dëshmuar në edicionin e kaluar.
Plani i presidentit Joan Laporta është që klubi të ketë sa më shumë futbollistë të rinj.