Inter vjen me një transferim të papritur

17:31 | 05 Shtator 2021

Nerazurrët nuk e kanë ndërmend të ndalen.

Interi, po konsideron të bëjë një lëvizje për portierin e Ajaxit, Andre Onana pasi ata kërkojnë një zëvendësim afatgjatë për Samir Handanovic, zbulon Calciomercato.

Futbollisti nga Kameruni është një agjent falas në fund të sezonit, kështu që do të ishte i disponueshëm me një transferim falas,përcjell ORAinfo.

Handanovic, 37 vjeç, ka qenë në Inter për gati një dekadë dhe është gjithashtu një agjent i lirë në fund të fushatës. /ORAinfo/

Komento: