PSG synon transferimin e Kessie pa asnjë cent!

11:33 | 07 Shtator 2021

Franck Kessie duket se do të largohet nga Milani.

Kessie ka kontratë me Milanin të vlefshme deri në qershor të vitit 2022.

Futbollisti së fundmi thuhet se ka refuzuar të rinovojë atë pasi Rossonerët i kanë ofruar pagë 6.5 milionë euro, ndërsa ai dëshiron të paktën 8 milionë për të nënshkruarë marrëveshjen e re.

Sipas ‘Foot Mercato’, PSG i është bashkuar garës për transferimin e Kessie.

Tottenham ka qenë gjithashtu i lidhur me 24-vjeçarin, por ‘Parisienët’ janë gati ti ofrojnë atij pagë 9 milionë euro në sezon.

Thuhet se gjiganti italian do ta shesë mesfushorin në Janar në mënyrë që të mos ta humb falas vitin e ardhshëm pasi t’i mbarojë kontrata.

Komento: