Coutinho po i sjellë “dhimbje koke” Barcelonës

23:09 | 08 Shtator 2021

Barcelona po mundohet që sa më shpejtë ta largojë nga ekipi Coutinhon.

Kjo për faktin se vështirësitë financiare të Barcelonës së shpejti mund të thellohen nga Philippe Coutinho, raporton Sport,përcjell ORAinfo.

Braziliani ka bërë 90 paraqitje deri më tani për katalanasit, dhe nëse ai kalon shifrën 100 ata do të duhet të paguajnë një bonus të rëndë prej 20 milionë eurosh për Liverpoolin./ORAinfo/

Komento: