Dridhet Barcelona, Liverpooli e përgatit ofertën për Pedrin

16:59 | 10 Shtator 2021

“Reds” do të tentojnë ta transferojnë super-talentin e Barcelonës, i cili ka shpërthyer sivjet. Gjiganti katalunas megjithatë vështirë se do të heq dorë nga 18 vjeçari.

Liverpooli ka shfaqur interesim për super-talentin e Barcelonës, Pedri.

“Reds” janë të gatshëm të shpenzojnë para të majme vetëm për ta sjell 18 vjeçarin në “Anfield Road”.

Për këtë siguron portali italian “Tuttomercatoweb”, përcjell Express.

Trajneri Jurgen Klopp dëshiron ta gjejë një opsion tjetër në mesfushë pas largimit të Georginio Wijnaldumit.

Pedri ka shpërthyer këtë vit në fanellën e Barcelonës, por shkëlqeu edhe me Kombëtaren e Spanjës në Euro 2020.

Mirëpo, duket mjaft e vështirë që Barcelona ta lë të largohet yllin e së ardhmes së saj.

Pedri po konsiderohet qysh tash si Andres Iniesta i ri.

Komento: