Allegri i dërgon mesazh të qartë Ronaldos

09:37 | 11 Shtator 2021

Massimiliano Allegri zbulon se Moise Kean do të ishte bashkuar me Juventusin pavarësisht shitjes së Cristiano Ronaldos dhe i uron CR7 të gjitha më të mirat për të ardhmen e tij në Manchester United.

Cristiano Ronaldo u kthye në Old Trafford në një marrëveshje prej 15 milionë eurosh nga Juventusi gjatë javës së fundit të merkatos së verës,përcjell ORAinfo.

Bianconerët sollën Moise Kean në Torino, por Allegri zbuloi se sulmuesi italian do të ishte kthyer në Torino pavarësisht shitjes së Ronaldos.

“Ai është një sulmues i ri, ai bëri punën e tij mirë në PSG, duke shënuar disa gola dhe ai do të ishte kthyer në Juventus edhe nëse Ronaldo do të kishte qëndruar,” tha Allegri në një konferencë për shtyp.
Drejtori i Zonjës së Vjetër Federico Cherubini kishte diskutuar largimin e Ronaldos në një intervistë për Tuttosport, duke pretenduar se Kean nuk duhet të ketë presionin për t’u bërë zëvendësuesi i tij sepse asi portugez “nuk mund të zëvendësohet”.

“Ronaldo nuk donte të luante më për Juventusin, kështu që ai u kthye në United,” tha Allegri.
“Do të ishte sezoni i tij i fundit në Juventus, kështu që ne parashikuam atë që do të kishim bërë verën e ardhshme. Cristiano kaloi tre vite të mahnitshme në Juventus dhe ne i urojmë atij më të mirat, por jeta vazhdon”, vazhdoi trajneri i Juves./ORAinfo/

Komento: