Ky është lojtari më i paguar te Milan

13:52 | 11 Shtator 2021

Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli është lojtari më i paguar në skuadër. Mbrojtësi italian fiton një shumë të madhe pavarësisht se nuk është lojtar i rregullt.

Alessio Romagnoli ,rinovoi kontratën e tij me Milanin në fillim të verës 2018, kur klubi nuk po kalonte mirë për shkak të problemeve financiare të presidentit të atëhershëm Yonghong Li.
Megjithë momentin e vështirë të klubit, Massimiliano Mirabelli dhe Marco Fassone arritën të gjejnë një marrëveshje për zgjatjen e kontratës,përcjell ORAinfo.

Padyshim që rinovimi i kontratës parashikonte një rritje të madhe të pagës. Romagnoli kaloi nga fitimi i rreth 2 milion neto në sezone në 3.5 milion. Sidoqoftë, kjo ishte vetëm për vitin e parë dhe marrëveshja i ofroi Romangolit një rritje nga viti në vit.

Gazetari Nicolo Schira zbulon se sot Alessio Romagnoli është lojtari më i paguar i Milanit me 5 milionë euro neto në sezon. Përveç kësaj, ai merr 500,000 euro bonuse në rast të kualifikimit në Ligën e Kampionëve dhe 500,000 të tjera të lidhura me golat personale. Prandaj, në një vit të mirë Romagnoli paguhet 6 milionë euro në sezon.

Duhet mbajtur mend se agjenti i lojtarit në kohën e rinovimit ishte Sergio Berti, vetëm në Tetor-Nëntor 2019 Romangoli u bashkua me ekipin e Mino Raiola.

AC Milan nuk ka marrëdhënie të jashtëzakonshme me këtë të fundit dhe duket se nuk ka vend për një zgjatje të kontratës së re për Romagnoli.
Edhe nëse emri i agjentit ishte i ndryshëm, kuqezinjtë nuk mund të përballojnë të kenë një lojtar rezervë me fitimin e tyre më të lartë./ORAinfo/

Komento: