
Cristiano Ronaldo, nuk do të nënshkruante për Manchester City këtë verë, thotë trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer.
Agjenti i Ronaldos, Jorge Mendes pati bisedime me një numër klubesh, dhe rivalët e qytetit të United ishin favoritët për të marrë portugezin derisa United të fillonte negociatat për ta kthyer atë në Old Trafford ,përcjell ORAinfo.
Tifozët e United ishin të mërzitur për mundësinë e bashkimit të Ronaldos me Cityn, por Solskjaer ka hedhur poshtë sugjerimin se ishte ndonjëherë një mundësi./ORAinfo/