Inzaghi nuk shqetësohet për ndeshjen me Real Madridin, ka në mendje kundërshtarin në Serie A

19:09 | 11 Shtator 2021

Pas sukseve kundër Genoas e Veronas dhe ndalesës për ekipet kombëtare, Interi i Simone Inzaghit fillon përsëri nga Genoa.

Të dielën në drekë do të përballet me Sampdorian me synimin për të mbetur në krye të renditjes së Serie A me pikë të plota.

“Ne duhet të jemi të fokusuar te kjo ndeshje dhe të mos mendojmë për debutimin në Ligën e Kampionëve me Real Madridin, ky është gabimi kryesor që nuk duhet bërë,” ishin fjalët e trajnerit në konferencë për shtyp.

“Amerikano-jugorët? Nuk i kam parë ende ata, do të vendos më vonë. Patëm një problem me Bastonin, i cili ndjeu dhimbje në stërvitje dhe nuk do të mungojë nesër,” përfundon Inzaghi.

Komento: