Juventus po e transferon lojtarin 70 milionësh, pasardhësin e Ronaldos

18:21 | 13 Shtator 2021

70 milionë euro, Juventus siguron pasardhësin e Ronaldos.

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventus duke lënë një boshllëk të madh në sulmin e kësaj skuadre.

Mirëpo një problem të tillë skuadra e Juventusit e ka gati që ta zgjidhë pasi zëvëndësuesi i portugezit tashmë duket se është gjetur.

E përditshmja spanjolle Marca bën të ditur që Biankonerët janë gati për të siguruar shërbimet e Dani Olmo, i cili po kërkohet gjithashtu nga skuadra e Barcelonës.

Zonja e Vjetër pritet që të bëj gati një ofertë prej 70 milionë eurosh në drejtim të skuadrës së Leipzig në mënyrë që të mposhtin edhe konkurencën e katalanasve.

Komento: