Milan në konkurrencë të fort për transferimin e yllit të Leipzigut

19:46 | 13 Shtator 2021

Milan është një nga klubet e interesuar për të nënshkruar me anësorin e RB Leipzig, Dani Olmo.

Calciomercato raportoi në fillim të kësaj vere se – para se të përfundonte në RB Leipzig për 22 milionë euro – anësori i ri Olmo ishte një objektiv i Milanit për një kohë të gjatë, si kur dukej se Ralf Rangnick do të ishte menaxheri i ri dhe pastaj edhe kur ishte konfirmoi se trajneri Stefano Pioli do të qëndronte, përcjell ORAinfo.

Spanjolli ishte një profil i vlerësuar shumë nga drejtuesit e Rossonerëve dhe veçanërisht nga Zvonimir Boban, i cili e ndoqi atë gjatë viteve në Zagreb, por në fund lojtari zgjodhi Bundesligën dhe Leipzigun.

Megjithatë, i njëjti burim tani po raporton se Milani është ende i interesuar për të nënshkruar me Olmo, i cili shënoi 14 kontribute për gola në Bundesliga sezonin e kaluar, përfshirë 9 asistime. Nuk është vetëm Milani i interesuar, pasi Barcelona dhe Arsenali kanë vënë në shënjestër spanjollin.

Raporti gjithashtu citon Daily Mirror duke pretenduar se Manchester United është gjithashtu shumë i interesuar për lojtarin para afatit kalimtar të janarit. /ORAinfo/

Komento: