
Lajm i keq për Milanin: Pioli humbet yllin e skuadrës për derbin me Liverpoolin.
Lajme të këqija në shtëpinë e Milanit.
Milan rikthehet në Champions League dhe nesër do të përballet me Liverpoolin në Anfield, por Rosonerët kanë marrë lajmin e keq para derbit.
Sulmuesi dhe lideri kryesor i kuqezinjve, Zlatan Ibrahimoviç do të mungojë në ndeshjen që “djalli” do të luajë nesër në mbrëmje ndaj Liverpulit në “Anfield”.
Këtë lajm e ka publikuar gazetari i njohur italian, Fabricio Romano në profilin e tij të rrjetit social “Twitter”, nga ku deklaron se bomberi suedez ka dëmtuar “Tendinën e Akilit” duke mos qenë pjesë e ndeshjes debutuese të Milanit në Champions pas 7 vitesh mungesë.
Një goditje për tranjnerin, Stefano Pioli i cili do të bëjë pa liderin dhe sulmuesin kryesor të ekipit, i cili realizoi dhe një gol në fitoren ndaj Lacios në fundjavë.