
Milan dhe Liverpool do të përballën të mërkurën në mbrëmje në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur para ndeshjes ndaj Liverpoolit.
Trajneri italian ka pasur vetëm fjalë të mirë për skuadrën angleze.
Ai ka deklaruar haptas se është tifoz i futbollit anglez dhe e njeh mjaft mirë skuadrën që drejtohet nga trajneri, Jurgen Klopp
“Jam një tifoz i futbollit anglez dhe kështu e njoh Liverpoolin shumë mirë, i kemi studiuar dhe jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje.
E dimë që kemi munguar një kohë në një kompeticion të tillë, por ky është futbolli. Liverpooli është një skuadër shumë e fortë, por ne jemi gati për këtë ndeshje”, deklaroi Pioli.
Skuadra e Milanit në këtë takim do të jetë pa sulmuesin, Zlatan Ibrahimoviqi shkaku i një lëndimi të pësuar.
Ndeshja Liverpool – Milan, luhet të mërkurën nga ora 21:00.