
Manchester United, donte të nënshkruante me mbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, para se të vendosej përfundimisht me Raphael Varane zbulon Corriere Dello Sport.
Djajtë e Kuq iu afruan gjigantëve italianë mbi një marrëveshje të mundshme prej 30 milion (41 milion dollarë) për Koulibaly, por ata po kërkonin një tarifë shumë më të lartë,përcjell ORAinfo.

Negociatat me Real Madridin mbi Varane dolën të ishin shumë më të lehta dhe United përfundimisht e solli atë në Old Trafford për 40 milion £ (55 milion dollarë) më 14 gusht./ORAinfo/