Dybala-Juventus, ky është lajmi i fundit nga Italia

23:13 | 16 Shtator 2021

Përkundër thashethemeve të fundit, Dybala duket se do të qëndrojë te Juventusi.

Paulo Dybala zbuloi se ai pret të rinisë negociatat me Juventusin për një kontratë të re pasi i çoi gjigantët italianë në një fitore të rehatshme të Ligës së Kampionëve të martën,përcjell ORAinfo.

Argjentinasi shënoi nga penalltia gjatë fitores 3-0 ndaj Malmo, me Alex Sandro dhe Alvaro Morata që iu bashkuan atij në listën e golave.

Është thënë javëve të fundit se negociatat mes klubit italian dhe argjentinasit kanë ngecur, por siç duket ato do të rinisin prapë./ORAinfo/

Komento: