
Lëndimi i ri i pësuar të shtunën e kaluar mund t’i kushtojë shtrenjtë Gareth Bale.
Nga ekzaminimet mjekësore, uellsiani pritet të mbetet jashtë fushës deri në nëntor, duke humbur sfida të shumta gjatë kësaj periudhe dy mujore.
Diçka e tillë është konfirmuar nga mediat spanjolle, që e përllogarisin qëndrimin jashtë nga 8 deri në 10 javë.

Një fakt që ka shkaktuar zhgënjim të madh te lojtari që po kalonte një moment të mirë në karrierën e tij.
Sulmuesi i krahut gjeti vend edhe në projektin e Carlo Ancelotti në Madrid, por tashmë duhet të rikuperohet nga dëmtimi i radhës.
Një humbje e ndjeshme për ekipin Merenges, që nuk ka një armë shtesë në repartin e avancuar. Në pesë sfida me fanellën e Real Madrid deri më tani, Bale ka shënuar 1 gol.