Conte poi i hakmerret Interit, po e transferon yllin e tyre te Barcelona

12:51 | 22 Shtator 2021

Nuk është Lautaro: Conte transferon yllin e Interit te Barcelona.

Antonio Conte transferon te Barcelona yllin e Interit.

Shkarkimi i Ronald Koeman është temë aktuale në mediat sportive pas turpërimit nga Bayerni dhe barazimi me Granadën mbrëmë.

Mediat spanjolle, raportojnë se holandezi i ka ditët e numëruara në Camp Nou dhe se Laporta është në kërkim të një trajneri të ri.

Antonio Conte është favoriti kryesorë për tu ulur në stolin e Blaugranëve, pasiqë Laporta e sheh italianin si njeriun e duhur për ta rikthyer skuadrën në rrugën e duhur.

Mediat spanjolle, raportojnë se kushti i Contes për ta marrë drejtimin e Barcelonës është transferimi i Nicolo Barellas.

Conte synon të krijojë një mesfushë të frikshme me Barellan, Pedrin dhe De Jong.

Komento: