Chelsea është në kërkim të një mbrojtësi për sezonin e ardhshëm dhe po synon Matthijs De Ligtin e Juventusit.
Madje, të enjten është raportuar se londinezët janë të gatshëm t’i bëjnë një ofertë të majme Juventusit për ta bindur në lirimin e holandezit.
Për kartonin e 22-vjeçarit, Chelsea është gati të shpenzojë 120 milionë euro. De Ligt po shihet te Chelsea si zëvendësim ideal për Antonio Ruedigerin, i cili do të largohet nga londinezët si lojtar i lirë në fund të sezonit pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës.
De Ligt iu bashkua Juventusit në vitin 2019 nga Ajaxi dhe me “Zonjën e Vjetër” ka kontratë deri në vitin 2024.
Këtë edicion, ai ka pesë paraqitje dhe një gol të shënuar në të gjitha garat.