Rossonerët në festë, Milan nis bisedimet me Iscon

15:39 | 26 Shtator 2021

AC Milan ka zhvilluar disa raunde bisedimesh me Real Madridin për nënshkrimin e Isco dhe janë gjithnjë e më të sigurt se do të arrijnë te përfaqësuesi i Spanjës, tregon Todofichajes.

29-vjeçari, i cili ka bërë vetëm dy starte këtë sezon, ishte i lirë të largohej nga Los Blancos gjatë verës, por nuk arriti një marrëveshje me asnjë skuadër të interesuar,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, një kalim në San Siro i pëlqen sulmuesit pasi ai kërkon të sigurojë futboll të rregullt në ekip të parë dhe një marrëveshje mund të arrihet në kohë për në janar./ORAinfo/

Komento: