Cavani – Real Madrid, lajm i papritur nga Spanja

12:43 | 30 Shtator 2021

Edinson Cavani pritet të largohet qysh në janar nga Manchester United.

Real Madridi po e shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Edinson Cavani gjatë afatit kalimtar të janarit.

Futbollisti me përvojë është në garë për një vend titullari te Unitedi me Cristiano Ronaldon. Largimi i Cavanit nga “Djajtë e Kuq” është i mundshëm gjatë janarit, shkruan “El Nacional”.

Sulmuesi 34-vjeçar i Uruguait ka luajtur vetëm në tri ndeshje të këtij edicioni në të gjitha garat. Ai ka kontratë deri në qershor të vitit 2022.

Komento: