Serie A shpall trajnerin e muajit shtator

18:55 | 01 Tetor 2021

Spalletti shpallet trajneri i muajit në Serie A.

Edhe tifozi më i flaktë i Napolit nuk do ta kishte menduar këtë nisje kaq perfekte, duke regjistruar 6 fitore radhazi në po aq ndeshje.

Dhe për këtë meritë pa dyshim ka Luciano Spalletti i cili u shpall nga Serie A trajneri i muajit shtator.

Napoli ka 18 pikë nga gjashtë ndeshje, duke udhëhequr i vetëm në renditjen tabelare në Serie A.

Pas tij është Milani me 16 pikë.

Komento: