Zbulohet se sa do të mungojë Pedri te Barcelona

19:21 | 01 Tetor 2021

Pedri do t’i mungojë Barcelonës dy – tri javë.

Pedri është lënduar dhe pritet t’i mungojë Barcelonës për dy deri në tri javë.

Barça ka bërë të ditur se Pedri vuan nga disa probleme muskulore në kofshën e majtë.

Paraprakisht, mesfushori i talentuar spanjoll mungoi në tri ndeshje për Barcelonën, duke i humbur sfidat ndaj Granadas, Cadizit dhe Levantes.

Ai u rikthye në ndeshjen ndaj Benficas, ku luajti për 67 minuta për t’u lënduar sërish.

Komento: