Ky është ylli 17 vjeçar që po kërkohet nga Top-skuadrat

13:44 | 02 Tetor 2021

Ai është një talent i vërtetë pasi po kërkohet nga top-skuadrat.

Disa nga klubet më të mira në botë po i mbajnë nën kontroll talentin suedez Williot Swedberg, transmeton TodoFichajes.

Barcelona, Liverpool, Milano, Ajax, PSV dhe Valencia janë në mesin e ekipeve që mbajnë një sy mbi yllin 17-vjeçar, i cili aktualisht luan për Hammarby, përcjell ORAinfo.

Swedberg pritet të jetë me ekipin kombëtar suedez deri në fund të vitit dhe ka një kontratë që zgjat deri në vitin 2024./ORAinfo/

Komento: