
Sipas raporteve në Itali, Donny Van De Beek do të largohet nga Manchester United në janar dhe ai mund të bashkohet me Interin ose Juventusin, por vetëm në huazim me një mundësi blerjeje.
Mesfushori holandez ka vetëm tre paraqitje në të gjitha garat me Djajtë e Kuq deri më tani këtë sezon,përcjell ORAinfo.
Sipas Calciomercato.com, Van De Beek po kërkon një rrugë shpëtimi nga Old Trafford dhe agjentët e tij tashmë kanë hapur bisedime me disa klube në Evropë, përfshirë disa në Serie A.

Me Juventusin dhe Interin që kërkojnë përforcimin e mesfushës në merkaton e dimrit, Bianconerët dhe Nerazzurri përmenden si destinacionet e mundshme për 24-vjeçarin.
Sidoqoftë, të dy gjigantët e Serie A do të nënshkruanin me holandezin vetëm në huazim me një mundësi blerjeje./ORAinfo/