Mbyllet ndeshja mes Chelseat dhe Southamptonit

17:58 | 02 Tetor 2021

Chelsea me mund të madh fiton tre pikë në stadiumin “Stamford Bridge” në Londër.

Të kaltrit shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Southamptonit.

Chalobah (9′), Werner (84′) e Chilwell (89’) shënuan për vendasit.

Ward-Prowse (60′-nga penalltia) për mysafirët dhe po i njëjti përjashtohet me karton të kuq në minutën e 77-të.

Pas javës së shtatë në Premier League, Chelsea kryeson me 16 pikë, ka një ndeshje e dy pikë më shumë se Liverpool dhe Southampton renditet në të 17-tin me 4 sosh.

Komento: