Interi dhe Milani e duan yllin e rivalit nga Serie A

20:59 | 02 Tetor 2021

Lorenzo Insigne nuk e ka vazhduar ende kontratën me Napolin.

Sulmuesi italian është duke vazhduar bisedimet me klubin italian për të arritur një marrëveshje. Drejtuesit e Napolit janë duke tentuar ta bindin sulmuesin të vazhdojë kontratën, e cila i skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Insigne ka kërkuar rritje page për të mbetur te Napoli kërkesë që nuk është plotësuar ende nga ekipi italian.

Interesim për 30-vjeçarin kanë shprehur Interi, Milani, Arsenali dhe Tottenhami.

Komento: