Neymar, Mbappe e Hamilton kapen mat në festën e çmendur të top modeles

11:55 | 03 Tetor 2021

Një festë në stilin e Parisit, e mbushur me njerëz të famshëm dhe klas.

Kjo është dhurata që i ka bërë vetes Cindy Bruna, top modele franceze shumë e kërkuar në nivel ndërkombëtar dhe mike me shumë futbollistë.

Mes atyre që kanë marrë pjesë me shumë dëshirë në 27-vjetorin e modeles së bukur kanë qenë edhe Neymar, Mbappe dhe Verratti, të cilët kanë përfituar dje nga dita pushim (do të luajnë sot kundër Rennes) për t’u argëtuar në “Giusé Trattoria”, një nga lokalet më në modë të Parisit.

Kanë qenë të shumtë vip-at që kanë marrë pjesë në festën e çmendur: përveç tre yjeve të PSG-së, ka qenë i pranishëm edhe Lewis Hamilton, në qytet për Fashion Week.

Komento: