Pioli – Milan, vjen ky lajm nga Italia

20:06 | 05 Tetor 2021

Skuadra e Milanit po përgatit një kontratë të re për trajnerin Stefano Pioli. Mediat italiane kanë bërë të ditur se drejtuesit e klubit “kuqezi” dëshirojnë ta shpërblejnë trajnerin italian me kontratë të re.

Nën drejtimin e 55-vjeçarit në sezonin e ri në Serie A, Milani është në pozitën e dytë më 19 pikë, dy më pak se Napoli që është lider.

Kontrata aktuale e Piolit me “Rossonerët” skadon në qershor të vitit të ardhshëm.

Pioli është pjesë e klubit që nga viti 2019.

Komento: