Pogba – Manchester Unitet, lajm i papritur nga Anglia

15:12 | 07 Tetor 2021

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba mesa duket dëshiron rinovimin e kontratës dhe mund të bëhet ndër më të paguarit në Premierligë, me pagë prej 20 milionë euro për vit.

Francezi është rikthyer në Torino, aty ku Franca do përballet me Belgjikën sonte (e enjte) në kuadër të gjysmëfinales të Ligës së Kombeve, shkruan lajmi.

Muajin e kaluar, agjenti Mino Raiola sugjeroi që rikthimi është mundësi, por varet edhe në planet e klubit italian.

Sidoqoftë, L’Equipe raporton se Pogba është dëshiron rinovimin e kontratës që do ta mbajë në “Old Trafford”.

Raporti shton se Mna United është në negociata me agjentin dhe do t’i ofrohet kontrata e re me vlerë 20 milionë euro për sezon.

Në rast që pranon, Pogba do bëhet ndër më të paguarit në gjithë kampionatin anglez.

Pogba është te Man United që nga viti 2012 dhe ka shënuar 34 gola në 178 paraqitje.

Komento: