
Juventus ka vendosur një çmim prej 30 milionë eurosh për reprezentuesin e Shteteve të Bashkuara, Weston McKennie , thotë Calcio Mercato.
23-vjeçari do të jetë i lirë të largohet nga Stadiumi Allianz në janar, me Tottenham dhe West Ham në mesin e atyre që janë të interesuar për shërbimet e tij, përcjell ORAinfo.

McKennie ka luajtur në tetë ndeshje në të gjitha garat për Juve deri më tani këtë sezon, por vetëm katër nga ato dalje erdhën si titullar./ORAinfo/