Inter e Juventus e duan yllin në Premier League

22:33 | 07 Tetor 2021

Mbrojtësi i Leicester City, Timothy Castagne është subjekt i interesit nga Juventus dhe Inter zbulon La Derniere Heure.

Të dy skuadrat mund të lëvizin për 25-vjeçarin kur të hapet dritarja e transferimit, me belgun që aktualisht vlerësohet në rreth 25 milionë funte (34 milionë dollarë),përcjell ORAinfo.

Leicester ngurrojnë të shesin Castagne, megjithatë, dhe ai është kontraktuar të qëndrojë në stadiumin King Power deri në vitin 2025./ORAinfo/

Komento: