
Boksieri Anthony Joshua ka aktivizuar klauzolën e rimetchit dnaj Oleskandr Usyk, këtë e ka zbuluar menaxheri Eddie Hearn.
Britanezi i humbi titujt, si WBA, IBF, WBO dhe IBO nga ukrainasi në “Tottenham”, transmeton lajmi.net.
Hearn për DAZN ka konfirmuar se Joshua e ka aktivizuar klauzolën e rimetchit.
“Sot, ne zyrtarisht aktivizuam mundësinë e rimetchit për Oleksandr Usyk, që do e shohim në pranverën tjetër”.
“Rikthehemi në ndeshje dhe synojmë që të bëhet tre herë kampion i botës. Humbja ishte zhgënjyese”.
“Nuk duhet të rikthehemi në lojë me 10 raunde, ai duhet të fitojë ato tituj ndaj Usyk”, deklaroi ai.
Ndërkohë, ende nuk ka asnjë datë ose vendin ku do zhvillohet përballja.