
Heroi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është shprehur i lumtur me golin ndaj Hungarisë.
Sulmuesi realizoi sërish ndaj Hungarisë, që i solli fitoren “Kuq e Zinjve”.
Pas ndeshjes, Broja tha se ndihet i lumtur me golin që i solli fitoren Shqipërisë.
“Gjithmonë kam besim, në të gjitha ndeshjet kam qejf të bëj gol dhe të ndihmoj skuadrën. Shënova, i dhashë skuadrën fitores dhe më vjen mirë”.
Tutje, Broja shpjegoi pse nuk ishte nga minuta e parë, ngase në ndeshjen e parafundit kishte shënuar golin e fitores.
“Kam qenë i dëmtuar pardje në stërvitje, dhe trajneri më pyeti a je 100% i thashë “PO” pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka, hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm tre pikët. Për Poloninë do të shohim në stërvitjen nesër, por sot në ndeshje isha mirë, e kisha mirë këmbën”.
Kurse, në fund, Broja ndihet optimist që do ta sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
“Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në Botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt, shyqyr që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë”, përfundoi ai.
Shqipëria momentalisht renditët e dyta, një pikë më shumë se Polonia.