Këto pikë dhanë gjyqtarët për meçin Krasniqi – Boesel

09:40 | 10 Tetor 2021

Robin Krasniqi nuk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit në IBO.

Boksieri nga Kosova u përballë me Dominic Boesel për ta mbrojtur titullin e kampionit, por në fund e ka humbur atë.

Pas 12 raundeve që zgjati meçi, në fund ishin gjyqtarët ata që i dhanë fitoren boksierit gjerman.

Nga pikët e tre gjyqtarëve, dy i dhanë përparësi Boesel, derisa një tjetër Krasniqit.

Karoline Putz votoi 115:114 në të mirë të Boesel, derisa Marco Marales 116:112 në të mirë të gjermanit.

Vetëm gjyqtari Frank Michael Maas i dha përparësi Krasniqit duke votuar 115:114 në të mirë të djaloshit nga Juniku.

Më poshtë keni vendimin e gjyqtarëve për këtë meç:

Karoline Pütz (115:114) për Boesel

Marco Morales (116:112) për Boesel

Frank Michael Maas (115:114) për Krasniqin.

Komento: