Real Madridi ‘peshkon’ yllin e madh të Juventusit

19:30 | 15 Tetor 2021

Chiesa në radarin e Real Madridit.

Federico Chiesa raportohet se është shndërruar në një objektiv për Real Madridin.

“Fichajes” ka raportuar këtë të premte se Real Madridi është i interesuar për ta transferuar Chiesan në “Santiago Bernabeu”.

23-vjeçari tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve në verën e këtij viti, pasi ishte një nga futbollistët që luajti rol kyç në triumfin e Italisë në “Euro 2020”.

Reprezentuesi italian teknikisht është i huazuar në Juventus nga Fiorentina, me marrëveshjen që do të bëhet e përhershme verën e ardhshme. Në marrëveshje është i përfshirë opsioni që “Zonja e Vjetër” ta blej kartonin e lojtarit.

Chelsea e Bayern Munich raportohet se janë dy klubet tjera që e duan transferimin e Federico Chiesas.

Komento: