
Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba po i afrohet një lëvizjeje te Real Madrid, raporton ABC.
Pogba do të jetë një lojtar falas në fund të sezonit dhe Madridi është i gatshëm t’i ofrojë atij një marrëveshje me vlerë 14 milionë euro (12 milionë funte/16 milionë dollarë) në sezon, përcjell ORAinfo.
Agjenti i Pogba, Mino Raiola po bën lëvizje, me francezin të etur për të luajtur me shokun e tij ndërkombëtar të skuadrës Karim Benzema dhe ndoshta edhe Kylian Mbappe gjithashtu./ORAinfo/