Ylli i Milanit rezulton pozitiv me koronavirus

10:44 | 16 Tetor 2021

Milan ka marrë një lajm të keq.

Siç është raportuar në faqen zyrtare të AC Milan, Brahim Diaz rezultoi pozitiv nga një test i bërë sot.

Lojtari është mirë, dhe është i izoluar në shtëpi. I gjithë ekipi është testuar me një rezultat negativ,përcjell ORAinfo.

Monitorimi i ngushtë me testet e shtupës do të vijojë sipas indikacioneve të dhëna nga autoritetet përkatëse shëndetësore, të cilët u informuan menjëherë./ORAinfo/

Komento: