
Kontrata e Kessie në San Siro përfundon në verë, kështu që ai do të ishte në dispozicion për një transferim falas, i cili do të zgjonte interesin e disa prej ekipeve më të mira të Evropës.
24-vjeçari, i cili pëlqen të luajë në mes të mesfushës, ndihmoi Milanin të kthehet në Ligën e Kampionëve për herë të parë që nga viti 2014 duke shënuar 14 gola dhe duke asistuar në gjashtë të tjerë, përcjell ORAinfo.
Franck Kessie nga AC Milan i përshtat kriteret dhe mund të jetë pikërisht ajo që Ole Gunnar Solskjaer po kërkon. Kessie është një anëtar kyç i skuadrës italiane dhe kohët e fundit është lidhur me një lëvizje në Old Trafford. Transfermarkt e vlerëson atë në 55 milionë euro, edhe pse ai mund të largohet nga Milano falas verën e ardhshme.
“Më pëlqen Premier League dhe në veçanti Manchester United – një ekip në të cilin ëndërroj të luaj. Chelsea është gjithashtu një klub i madh, askush nuk do ta refuzonte, por unë ëndërroj për Unitedin.” tha Kessie për TuttoMercatoWeb./ORAinfo/