Armando Broja shënon golin e parë në Premier Ligë dhe është i ‘çmendur’

17:24 | 16 Tetor 2021

Sulmuesi shqiptar i Southampton, Armando Broja ka arritur të gjej golin e parë në Premier Ligë.

Broja në minutën e 52-të arriti të tund rrjetën e Leeds United.

Asisteus i golit ishte Redmond. Përveç golit, Broja pati edhe disa mundësi tjera gjatë ndeshjes.

Kjo është hera e parë që Broja debuton nga minuta e parë me Southampton dhe arrin të gjej golin.

Shikoni videon KËTU.

Komento: