Këto tri super ndeshje na preson sot në Superligën e Kosovës

10:30 | 19 Tetor 2021

Superliga e Kosovës në aksion sot, tri ndeshje interesante na presina

Sot do të zhvillohet java e 10-të e Superligës së Kosovës.

Tri ndeshje interesante nga ora 13:00 janë në program për sot.

Feronikeli në Drenas e pret Dritën. Nikli janë në pozitën e 7-të me 10 pikë pas 9 ndeshjeve dhe në 5 ndeshjet e fundit kanë fituar vetëm 1 ndeshje.

Në anën tjetër Drita është në pozitën e 4-të me 13 pikë. Klubi nga Gjilani në 4 ndeshjet e fundit ka 2 barazime dhe 2 humbje.

Ndeshje interesante pritet të jetë edhe mes Ulpianës dhe Llapit. Ekipi nga Lipjani është në pozitën e fundit me 7 pikë, kurse Llapi në të parafundit me 9 pikë.

Llapi në 2 ndeshjet e fundit ka 2 fitore, kurse Ulpiana në 4 ndeshjet e fundit ka 3 barazime dhe 1 humbje. Ndeshja luhet në qytetin e Lipjanit, në stadiumin “Sami Kelmendi”.

Ndeshje shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Prishtinës dhe Malishevës.

Klubi nga kryeqyteti ka 10 pikë pas 9 ndeshjeve dhe është në pozitën e 6-të. Ndërsa 1 pozitë më lartë është Malisheva me 12 pikë. Dy ekipet në 3 ndeshjet e fundit nuk kanë asnjë fitore.

Komento: