
Shkëmbim spektakolar: Ylli i Barcelonës te Interi, ndërsa ylli i Neroaxurëve në Camp Nou.
Inter dhe Barcelona kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e janarit.
Radio e njohur katalanase RAC1, ka lëshuar një lajm bombastik duke raportuar se Inter dhe Barcelona mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e janarit.
Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Marcelo Brozovic dhe Sergi Roberto.

Brozovicit i skadon kontrata me Neroaxurët në fund të sezonit.
Roberto gjithashtu ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me Blaugranët dhe në janar pritet të largohet nga Camp Nou.

Neroaxurët e shohin Roberton si përforcim ideal, pasiqë spanjolli mund të luaj në disa pozicione.
Bisedimet kanë filluar dhe mbetet ta shohim nëse Inter dhe Barcelona do të arrijnë marrëveshje në janar.