Punë e kryer, këtë fanellë do ta vesh Dybala sezonin e ardhshëm

19:09 | 20 Tetor 2021

Dybala do të mbetet te Juventusi deri në vitin 2026

Sulmuesi pritet që së shpejti të nënshkruajë kontratën e re me “Zonjën e Vjetër”.

Paulo Dybala ka kontratë të vlefshme me Juventusin vetëm deri në qershor të vitit 2022.

Palët prej kohësh kanë nisur bisedimet për një kontratë të re, megjithatë akordi nuk u arrit deri tani.

Sipas mediave italiane, akordi mes palëve është gjetur edhe Dyba do të zgjat kontratën e tij me gjigantin italian deri në qershor të vitit 2026.

Argjentinasi llogaritet si futbollist kyç i ‘Bianconerëve’ andaj edhe kanë vendosur që ta mbajnë në ekip edhe për shumë vite tjera.

27-vjeçari, këtë edicion ka realizuar tre gola e dy asistime në gjashtë ndeshje të luajtura në të gjitha garat.

Komento: