
Claudio Ranieri ka filluar ta këndell Watfordin.
Emërimi i Claudio Ranierit trajner jep menjëherë efekt tek Watfordi. Pas humbjes së thellë 5-0 ndaj Chelsea-t në ndeshjen debutuese të italianit, vjen suksesi i parë, madje me goleadë 2-5, në fushën e Evertonit.
Një triumf i pabesueshëm me përmbysje, që erdhi në fundin e sfidës, pasi miqtë realizuan katër herë mes minutës së 78-të dhe 90+1’.
Evertoni kaloi në epërsi që në minutën e 3-të me Davies, por barazoi pas vetëm 10 minutave King. Duhej të vinte minuta e 63-të që Richarlison të shënonte të dytin për vendësit më pas shpërtheu Watfordi me katër gola të njëpasnjeshëm me autorë Kuçka, King dy herë të tjera dhe Dennis në shtesë.
Përfundoi 1-1 sfida mes Leeds United dhe Wolves, me “Ujqërit” që flirtuan me fitoren, falë golit të Hwang Hee-Chan që në minutën e 10-të, por në shtesë Rodrigo shënoi me 11-metërsh golin e barazimit.
Po 1-1 u mbyll edhe Crystal Palace 0- Newcastle, me autorë golash Benteke dhe Wilson.