Icardi postoi një fotografi, por komenti i mamasë së Wandas i befason të gjithë

10:47 | 24 Tetor 2021

Mauro Icardi dhe Wanda Nara duket se i janë kthyer normalitetit.

Postimi i fundit i Icardi-t, i cili ka postuar vetëm fotografi në çift kohët e fundit pas skandalit, nuk e tregon më gruan e tij, por të vetëm, teksa feston me fanellën e PSG-së.

Ai ka shkruar: “Edhe një i vetëm nuk është keq”.

Megjithatë, ajo që ka befasuar më shumë ka qenë komentin i Nora Colosimo, mamaja e Wanda Nara.

Zonja duhet ta ketë vlerësuar fotografinë, edhe pse Icardi ka qenë vetëm, duke parë se ka komentuar me duartrokitje dhe zemra të vogla. Ky reagim publik hap skenarë të rinj: familja e Wanda-s nuk është për ndarjen e çiftit.

Ky dyshim qarkullonte që nga momenti që në Argjentinë janë publikuar lajmet sipas së cilëve Zaira Nara e ka këshilluar Wanda-n të ndahej me Icardi-n.

Komento: