Pas humbjes turpëruese, fansat e United e duan këtë trajner

21:23 | 24 Tetor 2021

Tifozët e Man Utd, duan një trajner të ri.

Antonio Conte është bërë trend në Twitter në Mbretërinë e Bashkuar, duke qenë se shumë tifozë të Manchester Unitedit e duan atë në vend të Ole Gunnar Solskjaer.

Humbja turpëruese në Old Trafford nga Liverpooli (0-5) është duke e lëkundur dukshëm postin e trajnerit te Djajtë e Kuq.

Redsat ua shënuan katër golat e parë vendasve vetëm në pjesën e parë, ndërsa në gjysmën e dytë Mohamed Salah e kompletoi het-trikun.

Tifozë të shumtë të ekipin nikoqir e lëshuan stadiumin akoma pa përfunduar ndeshja nga dëshpërimi. Ndërkohë, mbështetësit e Man United tashmë e kanë emrin e trajnerit që duhet ta marrë drejtimin e skuadrës dhe ai është Antonio Conte.

Strategu italian ka arritur të fitojë tituj në tri klubet e fundit që i ka drejtuar (Juventus, Chelsea dhe Inter).

Komento: