E shënoi golin e fitorës, Giroud befason me këtë deklaratë

09:31 | 27 Tetor 2021

“Nuk luajtëm përsosur, por fituam”

Milani mori 3 pikë të vështira kundër Torinos në ‘San Siro’ mbrëmjen e kaluar.

Rosonerët fituan 1-0 dhe golin e vetëm në ndeshje e shënoi Olivier Giroud.

Realizatori i golit ka folur pas ndeshjes duke e quajtur këtë përballje si shumë të vështirë.

“Mendoj se zhvilluam ndeshje të mirë. Torino është skuadër e fortë, është agresive në ndërhyrje, pati shumë të tilla me Bremer, ai është një mbrojtës i shkëlqyer”.

“Jam i kënaqur sepse luajtëm mirë nga fillimi deri në fund dhe Torino nuk na rrezikoi vërtet me mundësi golashënuese. Kjo do të thotë se kemi qenë shumë solidë prapa dhe i morëm tri pikët, kjo është më e rëndësishmja”.

“Luajmë çdo tri ditë, kjo nuk është e lehtë për trupin. Nuk ishte gjithçka e përsosur, por fituam sonte (e martë) dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka deklaruar Giroud për DAZN.

Komento: