Milan po transferon në janar yllin 25 milionësh

19:00 | 27 Tetor 2021

Milani, tani po mendon të bëjë një ofertë konkrete për Julian Alvarez të River Plate në afatin kalimtar të janarit.

Daniele Longo ka raportuar se Milani ka qenë shumë aktiv në vëzhgimin e Alvarezit gjatë muajve të fundit dhe misioni i tyre i fundit skautues në Buenos Aires dha rezultate vërtet pozitive,përcjell ORAinfo.

Kjo ka bërë që Milani tani të mendojë seriozisht për të bërë një ofertë për yllin e Amerikës së Jugut dhe lojtari ka një klauzolë lirimi prej 25 milionë euro.

Alvarez është i vetëdijshëm për interesin e Milanit për lojtarin dhe paraqitjet e tij në javët e ardhshme mund të jenë shumë vendimtare për një lëvizje në janar./ORAinfo/

Komento: