
Sipas Le Parisien, një lojtar i panjohur i Paris Saint-Germain u grabit në makinën e tij ndërsa u ndal në një semafor në parkun publik Bois de Boulogne në pjesën perëndimore të qytetit të premten mbrëma.
Sipas rrëfimeve, një prostitutë hyri në makinë ndërsa ajo ndaloi në një semafor të kuq dhe vodhi një portofol dhe një telefon, përcjell ORAinfo.
Pas kësaj, lojtari u udhëzua të udhëtonte në një vend të caktuar në mënyrë që të merrte telefonin e tij, gjë që ai bëri.
Në një raport të ri nga 20 Minutes, ata pretendojnë se lojtari i Paris Saint-Germain të cilit mbrëmë iu grabit telefonin dhe portofolin nga një prostitutë është mesfushori Ander Herrera.
Herrera ka paraqitur një ankesë zyrtare tek autoritetet si rezultat i incidenteve, sipas L’Équipe. Ish-lojtari i Manchester United ishte sot në terrenin stërvitor të klubit të tij, por nuk pranoi të komentojë për L’Équipe./ORAinfo/