
Inter dhe Juventus janë të gatshëm të bëjnë betejë në tregun e transferimeve për yllin e Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter zbulon Sport Bild.
Marrëveshja aktuale e 27-vjeçarit me Borussia-Park skadon në qershor të vitit 2020 dhe ai ka refuzuar ofertën e fundit të klubit për zgjatje,përcjell ORAinfo.

Ginter është i etur për të marrë përsipër një sfidë të re, me Interin dhe Juven që të dy do të përpiqen ta sjellin atë në një transferim të lirë./ORAinfo/